Rakacolli për Report TV: Njerëzit janë ndërgjegjësuar, por po përgatitemi për skenarin më të keq! Vjeshta sjell rritje të infeksionit

3 Shtator 2020, 15:49| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 17:49

  • Share

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se situata me infektimet këtë javë ka qenë më e stabilizuar dhe me shifra më të ulëta se javët më parë dhe sipas saj arsyeja ka qenë ndërgjegjësim i njerëzve për mbajtjen e maskës. Në lidhje me një ardhjen e një faze të dytë për periudhën vjeshtë-dimër ku dhe infeksionet respiratore janë më prezente për shkak dhe të qarkullimit të virusit të gripit, Rakacolli gjatë një lidhje skype në Report Tv u shpreh se po merren të gjitha masat që të përballohet fluksi, të shtohen testimet dhe janë trefishuar dozat e vaksinës falas të gripit për shtresat më të rrezikuara nga COVID-19.

"Mesatarja ka qenë më e ulët se një javë më parë. Mund të jetë reflektim se është rritur ndërgjegjësimi i njerëzve dhe maskat po japin efekte pozitive. Ne jemi të përgatitur që nëse do të rëndohet situata vjeshtë dimër, ta përballojmë. Po përgatisim shtimin e testimeve, vënien më me efikasitet të strukturave. Në do mendojmë më të keqen, mund të shtohen infeksionet respiratore në vjeshtë dimër dhe kemi trefishuar sasia e vaksinave falas, mund të përballemi me një numër të shtuar të sëmundjeve të zemrës, të mushkërive prandaj jemi të përgatitur dhe po bëjmë një palë të mirëcaktuar se di do t'i përballim këto probleme. Po bëhemi gati për të përballur edhe me problemet e shëndetit mendor", tha Rakacolli.

Koronavirusi nuk ka një mjekim dhe shkenca ende është në tentativa për të krijuar një vaksinë dhe shmangia e një infektimi të mundshëm, Rakacolli ka përsëritur këshillën se e vetja mënyrë është parandalimi duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe mbajtur një higjienë personale të mirë.

"Këshilla mbetet parandalimi, koronavirusi nuk është një sëmundje që ka një mjekim specifik, nuk ka vaksinë dhe e vetmja mënyrë është parandalimi, dhe mund të bëhet. Po të zbatohet protokolli, mund të parandalohet. Të vendoset maska në ambientet e mbyllura dhe respektimi i protokollit", tha për Report Tv Rakacolli.

Në lidhje me hapjen e shkollave, një vendim mjaft i diskutuar nëse duhet të ndodh apo jo, Rakacolli shprehu bindjen se gjithçka do të shkojë mirë nëse zbatohet protokolli.

"Ka qenë në vendim hapja e shkollave që e kemi marrë pas shumë konsultimeve, gjërat do të shkojnë mirë nëse do të zbatohet protokolli. Kopshtet dhe çerdhet shkuan shumë mirë, në fillim patëm 2-3 vatra të vogla, por tani janë mirë", cilësoi Rakacolli.

Ora 16:15
I infektuari u hodh nga kati i 4 i 'Shefqet Ndroqit', Rakacolli: Kanë nisur hetimet për rastin, i është dhënë ndihmë për simptomat që ka pasur

Mira Rakacolli foli edhe për rastin e vetëvrasjes së 65-vjeçarit Hasan Mira duke u hedhur nga kati i 4-të i spitalit "Shefqet Ndroqi",  duke u shprehur se ai ka qene i shtruar prej 24 orësh dhe merrte mjekim dhe konsulta psikiatrike. Rakacolli sqaroi se të gjithë të infektuarit marrin mjekim edhe për problemet e tjera që paraqesin si problemet mendore, diabeti, zemra dhe kjo behet në konsulta me mjekët specialist për rastet që pacientët paraqesin.

Rakacolli tha se në lidhje me vetëvrasjen e 65-vjeçarit kanë nisur hetimet dhe pritet që ngjarja të sqarohet në ditët në vijim.

"Pacienti ka qenë prej 24 orësh i shtruar dhe i është ofruar ndihmë për simptomatologjinë dhe ankesat që paraqiste situata e tij. Kanë nisur hetimet, se si ka qenë situata, a ka qenë adekuat mjekimi dhe si ka qenë asistenca, që do të sqarohen në ditët në vijim.  Ata marrin mjekimin e tyre, përveç COVID dhe situatën që ata paraqesin, siç marrin mjekim dhe ata për diabetin, apo sëmundjet e zemrës. Marrin mjekim specifik për sëmundjen që kanë.  Spitalet komunikojnë me njëri tjetrin dhe janë marrë edhe konsulta psikiatrike", tha Rakacolli.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dzaix: 03/09/2020 22:17

    kta jane doktoret e vdekjes.

    Përgjigju
  • XXXX: 03/09/2020 17:26

    Mjek kriminela. Te poshter, vrases.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?