Rakacolli: Përveç kreut të Urgjencës Skënder Brataj, nuk ka asnjë mjekë të prekur te Infektivi! (VIDEO)

25 Mars 2020, 12:58| Përditesimi: 25 Mars 2020, 13:13

  • Share

Në Urgjencën e Infektivit, përveç drejtorit Skënder Brataj, nuk ka persona të tjerë të infektuar. Kështu bën të ditur zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo bën me dije se edhe gazetarët që do konsiderohen si persona të ngushtë kontakti me Bratajn, do t'i nënshtrohet testimit.

"Për rastin e Zotit Skënder Brataj është duke u zhvilluar një hetim epidemologjik i hollësishëm, nëse do të konsiderohen persona të ngushtë të kontaktit patjetër që do t'u bëhet. Por që të quhesh kontakt i ngushtë ka disa rregulla që janë përcaktuar nga hetimi epidemologjik. Deri më tani nuk ka persona të tjerë të infektuar në Infektiv", tha Rakacoli.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se mjekët që punojnë në vijën e parë të luftës me koronavirus nuk janë testuar në masë secili prej tyre, pasi deri më tani askush nuk ka shfaqur simptoma. Është e kotë, vijon Rakacolli, testimi kur nuk shfaqen shenja, pasi sot mund të rezultojnë negativ e ndërsa të nesërmen pozitiv.

"Presupozohet që mjekët që punojnë në vijën e parë, përdorin mjete mbrojtëse që janë efikase. Por kur ka dëmtuar masën mbrojtëse dhe ai dëshiron ta bëjë patjetër do i bëhet testi, edhe nëse shfaq simptomat. Testimi masiv nuk mund të bëhet kur nuk ka asnjë simptomë, pasi sot mund të rezultojë negativ, nesër mund të bëhesh pozitiv", përfundoi Rakacolli.


Lajmi kryesor:

5 viktima me COVID-19! 146 të infektuar, preket edhe Kruja! 17 të shëruar, 3 të intubuar në gjendje të rëndë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?