Në foto raketa që u lëshua në hapësirë javën e kaluar

Bota

Raketa 21 tonësh në hapësirë del jashtë kontrollit! Frikë se pjesë të mëdha të saj mund të bien mbi New York, Madrid dhe Pekin

3 Maj 2021, 21:49| Përditesimi: 3 Maj 2021, 21:52

  • Share

Një raketë me peshë 21 ton, e dërguar në hapësirë nga Kina javën e kaluar, po rrotullohet rreth Tokës me një trajektore që mund të çojë në rrëzimin e saj brenda ditëve të ardhshme kanë paralajmëruar ekspertët. Sipas tyre, raketa ka dalë jashtë kontrollit dhe ndryshe nga sa ishte parashikuar që të binte në oqean, tashmë ajo mund të bjerë në një zonë të banuar.

Jonathan McDowell, një astronom i cili gjurmon objektet që rrotullohen rreth Tokës, tha se raketa mund të bjerë pak më larg në veri se New York, Madrid dhe Pekin dhe deri në jug të Kilit Jugor dhe Wellington, Zelanda e Re dhe mund të mund të ulet kudo në këtë hapësirë.

Kur raketa të bjerë në Tokë, shumica e pjesëve të saj do të digjen në atmosferë, por pjesë të mëdha mund të mbijetojnë dhe të bien në zona të populluara. Raketa, e gjatë 100 metra po lëviz me shpejtësi më shumë se katër milje në sekondë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?