Gaza

Izraeli bombardon ndërtesën shumëkatëshe, 72 të vdekur! Papa Françesku: Të hetohet gjenocidi në Gaza! Ambasada izraelite në Vatikan: Përpjekje për të izoluar shtetin hebre

17 Nëntor, 08:15| Përditesimi: 17 Nëntor, 19:13

  • Share

Reuters njofton se Izraeli bombardoi këtë të dielë një ndërtesë banimi shumëkatëshe në Beit Lahiya të Gazës veriore. Grupi palestinez Hamas njofton se si pasojë e sulmit mbetën të vdekur 72 persona. Ndërtesa strehonte anëtarë të të paktën gjashtë familjeve, mjekë dhe banorë.

Ambasada izraelite në Selinë e Shenjtë ka reaguar lidhur me deklaratën e Papa Françeskut, i cili sot (17 Nëntor 2024) bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për gjenocidin në Gaza.

“Më 7 tetor 2023 ndodhi një masakër gjenocidale ndaj qytetarëve izraelitë dhe që atëherë Izraeli ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje kundër përpjekjeve nga shtatë fronte të ndryshme për të vrarë qytetarët e tij. Çdo përpjekje për ta quajtur këtë vetëmbrojtje me ndonjë emër tjetër është për të izoluar shtetin hebre”,- thuhet në reagimin e ambasadës izraelite në Vatikan.

Nga ana tjetër, Associated Press njofton se zëdhënësi i lartë i grupit militant Hezbollah në Liban, Mohammed Afif, u vra në sulmin e parë ajror izraelit në Bejrutin qendror në më shumë se një muaj.

Tre të dyshuar janë arrestuar për lëshimin e dy raketave në rezidencën private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Kjo u raportua nga Shin Beth (Shërbimi i Sigurisë së Brendshme).

“Gjatë natës janë arrestuar tre të dyshuar për përfshirjen e tyre në ngjarjen e ndodhur në Cezare. Gjykatat kanë urdhëruar ndalimin e publikimit të informacionit për hetimin apo identitetin e të dyshuarve për 30 ditë’".

Ndërkohë, forcat e mbrojtjes së Izrealit (IDF), ka lajmëruar se një luftëtar nga regjimenti Nachshon (90), brigada Kfir, u vra në betejën në veri të Gazës.

Ora 19:10
Lufta në Rripin e Gazës/ Media: Të paktën 111 të vdekur sot

1729605098_gaza.JPG

Gaza

Të paktën 111 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm ( 17 Nëntor 2024) në Rripin e Gazës, thanë burime lokale për Al Jazeera.

Sipas Hamasit, të paktën 72 njerëz vdiqën në një sulm të vetëm izraelit ndaj një ndërtesë banimi që strehonte gjashtë familje në Beit Lahia, në veri të Gazës.

Ora 18:58
Papa Françesku: Të hetohet gjenocidi në Gaza! Ambasada izraelite në Vatikan: Përpjekje për të izoluar shtetin hebre

1731866504_173d73a362bd4b35be232d36397c.jpg

 
Papa Françesku

Ambasada izraelite në Selinë e Shenjtë ka reaguar lidhur me deklaratën e Papa Françeskut, i cili sot (17 Nëntor 2024) bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për gjenocidin në Gaza.

“Më 7 tetor 2023 ndodhi një masakër gjenocidale ndaj qytetarëve izraelitë dhe që atëherë Izraeli ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje kundër përpjekjeve nga shtatë fronte të ndryshme për të vrarë qytetarët e tij. Çdo përpjekje për ta quajtur këtë vetëmbrojtje me ndonjë emër tjetër është për të izoluar shtetin hebre”,- thuhet në reagimin e ambasadës izraelite në Vatikan.

Ora 15:26
Sulmet izraelite në Liban, vritet zëdhënësi i Hezbollah

1731853657_AP24296612892780e1731846120546.jpg

Mohammed Afif

Zëdhënësi i lartë i grupit militant Hezbollah në Liban, se Mohammed Afif, u vra në sulmin e parë ajror izraelit në Bejrutin qendror në më shumë se një muaj, tha një zyrtar i grupit për Associated Press.

Zyrtari i Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të informonte mediat, tha se Mohammed Afif u vra në sulmin në qendër të Bejrutit.

Ora 12:00
Gaza/ Izraeli bombardon ndërtesën shumëkatëshe në qytetin Beit Lahiya, 72 të vdekur

1731853880_5251661.jpg

Gaza

Reuters njofton se izraeli bombardoi këtë të dielë një ndërtesë banimi shumëkatëshe në Beit Lahiya të Gazës veriore. Grupi palestinez Hamas njofton se si pasojë e sulmit mbetën të vdekur 72 persona. 

Ndërtesa strehonte anëtarë të të paktën gjashtë familjeve, mjekë dhe banorë.

Më herët, një sulm ajror izraelit vrau të paktën 10 persona në kampin Bureij në Rripin qendror të Gazës. Katër persona të tjerë u vranë në kampin aty pranë Nuseirat.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?