Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci

Raketat amerikane “Javelin” drejt Kosovës, ministri i Mbrojtjes: Anëtarësimi i vendit në NATO është nevojë urgjente

1 Qershor, 16:37| Përditesimi: 1 Qershor, 16:42

  • Share

Raketat amerikane 'Javelin' pritet që të mbërrijnë shumë shpejt në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci në një intervistë për KosovaPress, i cili sqaroi se tashmë janë kthyer pagesat sipas planit dhe sistemet e konsideruara tejet efikase, do të jenë brenda pak kohësh në inventarin e FSK-së.

Më tej, ai theksoi po ashtu se Kosova tashmë zotëron sistemin e raketave turke “OMTAS” që është i ngjashëm me atë “Javelin”.

Ministri shtoi se qeveria Kurti në tri vitet e fundit ka investuar rreth 240 milionë euro në blerje të sistemit të armatimit.

Teksa u ndal tek anëtarësimi i Kosovës në NATO-së, Maqedonci tha se anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në aspektin e përgatitjes së saj për të qenë pjesë e aleancës veri-atlantike, ndërsa tha se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi madhor për vendin.

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?