Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.
"Unë fola me presidentin Andrzej Duda për shpërthimin në Poloni. Shpreha ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen", shkruan Stoltenberg në Twitter.
Lajmi kryesor:
Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar
S.C/ReportTv.al