Raketat ruse goditën një restorant në Kramatorsk në Ukrainën lindore. Kjo u njoftua nga Pavlo Kyrylenko , guvernator i rajonit lindor të Donetsk. Kievi thotë se të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 22 të plagosur.
Një nga kuzhinierët, Ruslan, 32 vjeç, tha se kishte "shumë njerëz" në momentin e shpërthimit. Natalia me lot shpjegoi se vëllai i saj Nikita, 23 vjeç, ishte brenda pranë furrës së picës.
"Nuk mund ta nxjerrin, ishte e mbuluar me mbeturina”, tha ajo.
Kramatorsk, dikur një qytet me 150.000 banorë, është qyteti i fundit i madh nën kontrollin e Ukrainës në lindje të vendit. Është rreth 30 kilometra larg vijës së frontit të luftës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lukashenko e konfirmon: Prigozhin është në Bjellorusi! Goditet restoranti në Kramatorsk, tre të vdekur
SI.E./ReportTv.al