Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka hyrë në fazën e saj intensive, mitingjet dhe takimet e partive kthehen edhe në objekt padish dhe kallëzimesh.
Partia Demokratike denoncon në SPAK kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Suli, për ‘asfaltin elektoral’, një ditë pas takimit që kryesocialisti Edi Rama zhvilloi dje me të rinjtë socialistë të Kamzës, ku në qendër ishte edhe parku i zonës së Paskuqanit, një investim i fundit.
Kallëzimi është bërë nga kandidati për deputet i PD-së, ish-kryepolici Arjan Hoxha, që nënvizonte në dokument-padi “hetimin e Rakip Sulit dhe personave të tjerë që kanë kryer shkeljet”.
“Janë kryer veprime të kundraligjshme që dëmtojnë interesat e kandidatëve të partisë Demokratike. Po betonizohet Parku i Liqenit të Paskuqanit”, theksohet në kallëzim mes të tjerash.
Kallëzimi është depozituar për shkelje të Nenit 91 i Kodit Zgjedhor dhe atij 248 të Kodit Penal, për shpërdorimin e detyrës dhe investime në fushatë elektorale.
Megjithëse Hoxha thekson se investimi në parkun e Paskuqanit për mbjellje pemësh e shtrim rrugësh kishte nisur para fushatës, vihen re shkelje ligjore që po përdoren për qëllimem të fushatës.
“Për sa më sipër, rezulton se janë ezauruar elementët e veprave penale të kallëzuara”, theksohet në denoncim, teksa kërkohet edhe marrja në pyetje e Sulit dhe të tjerëve.
Komente

KAMZA DUHET SHEMBUR TOTALISHT,,, DHE KTHYER NE IDENTITETIN PARA 1990.....
PërgjigjuPo more kuksian sipas mendjes tende shemb Kuksin se mbase ju ze brenda .Kamza eshte kthyer ne identitet, juve bershisteve ju vret syte ndryshimi.