Ish deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV, duke komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit ku kryeson PS, Gjoni u shpreh se përgjegjësi kryesor i rënies së opozitës është Sali Berisha duke shtuar se ka larguar nga partia emra fisnikë.
“Nëse Berisha qëndron përsëri në krye të PD, ky fiton edhe një mandat pas katër vitesh. E para janë disa arsye se pse PS ka maksimizuar votën e saj. Nuk mendoj se njerëzit kanë votuar PS, por njerëzit nuk kanë votuar për opozitën. E para, nuk e detyron njeri zgjedhësin që të votonte për PS. Listat e hapura, janë zgjedhjet e dyta të bëra me lista të hapura. Nuk mundet që elektorati të qahet se unë s’kam mundësi sot se i tillë është sistemi. Po të doje votoje një emër në listë të hapur. Kishe mjaftueshëm të rinjsh sot, nuk ishte votë proteste, kjo mungoi. Ke një votë bojkoti opozitare, një votë të mobilizuar nga PS, ku administrata ka qenë duke punuar. Që dmth se PS e kishte të qartë dhe prandaj Rama ka dalë dhe tha parashikimin e famshëm që është 78-80 e ca mandate. Nëse vazhdon ky trend është katastrofë,. Si opozitar s’e pranoj dot që ky popull e ul kokën dhe të përkulet kaq shumë para pushtetit. Ramës i ka ngecur, është duke fërkuar duart, dhe vetë nuk e beson sesa idiotë janë njerëzit, që nuk kanë rebelim dreqi ta hajë.”, u shpreh Gjoni.
Gjoni u shpreh se përgjegjësia kryesore bie mbi Berishën pasi sipas tij, ai po vepron vetëm për sigurinë e djalit të tij Shkëlzenit, teksa tha se e ardhmja nuk mund të merret peng për ‘sigurinë e Zenit’.
“Emri dhe përgjigjia është e thjeshtë, e ka emrin Sali Berisha. Unë mendoj se opozitarët shqiptarë, fus edhe veten, s’kemi pse të mbajnë një pushtet e regjim arrogant si i Ramës vetëm e vetëm për të ruajtur Zenin. Ia ka thënë Meta njëherë e në kohë në parlament. Nuk mundet më opozita shqiptare, ne dhe e ardhmja jonë të merret peng nga siguria e Zenit. Mesa duket Berisha është garancia për qëndrimin e Ramës në pushtet. E bënë non grata, e zgjuan nga gjumi dhe e kthyen në krye të PD. Mund t’i heqin non gratën dhe s’pati asnjë efekt. Nuk pi ujë fushatat ndërkombëtare, s’mund të vijë një amerikan dhe të të bëjë mesazhe të tipit Shqipëria Madhështore.”, tha Gjoni.
Gjoni shtoi më tej se Berisha futi në listë të mbyllur emra të cilët i konsideroi si ‘lolipopsa’.
“Berisha futi në listë të mbyllur lolipopsat. Do të ishte në moraline tij ta bënte e të jepte dorëheqjen. 1 përqind të mbahet mend për një gjë të hajrit. Nëse nuk jep dorëheqjen, atëherë paska qenë me plan, deputetë në listë të mbyllur ‘yes sir’, me probleme me SPAK, që nuk ngrenë kokën ndaj Berishës.”, shtoi ai.
Komente

Me me fund dikush qe ka fol te verteten. Per sa kohe PD mban berishen dhe e lejon te bej si te doj, PS eshte ne pushtet.
Përgjigju