Politikë

Ralf Gjoni ironizon kandidatët në listat e mbyllura me lëpirëse: Shkojnë në parlament pa kontribut! Do të kandidoja nëse sistemi do ishte maxhoritar

8 Maj, 14:54| Përditesimi: 8 Maj, 15:22

  • Share

Ish-deputeti Ralf Gjoni ironizoi kandidatët që janë në lista të mbyllura të partive me disa lëpirëse. Në një intervistë për Report TV, ai kishte marrë disa lëpirëse në studio, teksa tha se duhet t'u jepen të gjithë atyre që janë në listë të mbyllur, dhe që shkojnë në parlament pa dhënë asnjë kontribut.

Ai kujtoi këtë gjest që e ka bërë edhe në vitin 2020 në Kuvend, ku teksa po fliste në foltore, nxorri disa lëpirëse duke ironizuar deputetët. Gjatë intervistës, Gjoni tha gjithashtu se me propozimin e tij ligjor që dorëzoi në Kuvend, listat ishin të hapura 100%, por shtoi se kjo u bllokua. 

“Deputetë me lista të mbyllura, e mbani mend me daljet e mia rebele në parlament, kjo është një qese me lëpirëse, ata deputetë nga listat e mbyllura sidomos të rinjtë, që e ndjejnë kaq të sigurt mes dhjamit të garantuar prej bajraktarit të partisë që i çon deputetë në parlament pa kontribut mund t’u jepni nga një lëpirëse. Kam respektin më të madh për të gjithë ata kandidatë për deputetë sot që janë duke bërë fushë sot dhe janë në listë të hapur. Nga ana tjetër tregon edhe pavarësinë e emrave në listave të hapur. Sot deputeti që del nga një listë e mbyllur është me një lëpirëse në dorë, ka një telefon dhe WhatssAp dhe i vjen urdhri nga partia sa herë do të votojë. Nuk lexojnë asnjë ligj, as nuk marrin mundimin të dinë se ça të lexojnë. Marrin një porosi nga kryetari i grupit parlamentar në mëngjes...më fal po ky nuk është deputeti që i duhet një vendi si Shqipëria.”, u shpreh Gjoni.


Ai tha se propozimi i tij për sistemin zgjedhor ishte për lista të hapura 100%, por u bllokua. I pyetur për sistemin maxhoritar, Gjoni tha: "Unë sot personalisht nëse do të ishte maxhoritar do të isha kandidat për deputet. Nuk është maxhoritar. Në listë të hapur, s’kam parti."

Më tej Gjoni shtoi se parlamenti i ardhshëm duhet të bëjë një reformë tërësore zgjedhore. Gjoni përmendi sistemin anglez, teksa çdo deputet përfaqëson zonën e tij.

"Do të ishte në nderin e parlamentit të ardhshëm që të hapet debati për një reformë tërësore zgjehdore të Shqipërisë dhe ta mbyllim këtë kapitull njëherë e mirë. Të treja partitë vazhdojnë rrotullimin. E treta The Freedom, LSI. Bashkë kanë qenë dhe bashkë janë.Derisa arritëm këtu ku jemi domethënë se të treja partitë kanë qenë bashkë, të tre bajraktarët janë marrë vesh në mënyrë përfekte me njëri-tjetrin."

I pyetur për fushatën elektorale të partive politike, ai tha se nuk ka parë premtime reale por vetëm "tallava".

“Bufi, këneta, daulla, lajthitja, rrëshqitja, tavani, ngritja e kokës drejt tavanit, dividenti 10 jo po e kanë 8...Lamborghini, rrga e Arbrit, e bëra kastile për Noizyn. E shoh si tallava. Mesa duket funksionon. Edhe amerikanëve iu pëlqen tallavaja. Por Trump bëri "tallava” me mesazhe të qarta elektorale. Do të pasojëm emigracionin e paligjshëm, propozime për taksat, për tarifat. Unë sot jam sipërmarrës, unë s’kam dëgjuar asnjë premtim elektoral të qartë ek përsa i përket sipërmarrësve. Të më premtosh një ulje takse."

Sipas Gjonit, partitë e reja duhet të bashkohen dhe të bëhen një grupim më i madh në zgjedhjet e ardhshme. 

"Të jesh parti e reja në sistemin elektoral dhe me këta votues duhet të jesh shumë i guximshëm. Nuk shoh fatkeqësisht guxim nga partitë e reja. Shpresa ime është që të marrin disa deputetë, të bëhen bashkë  dhe të bëhen grupim më i madh në zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Gjoni.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?