Deputeti Ralf Gjoni ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadorëve të huaj në vendin tonë duke thënë se puna e disa prej tyre ka qenë kriminale dhe anti-shqiptare, ndaj një ditë meriton të hetohet. Nëse do të ishin në një vend sipas Gjonit do të ishin shpallur “Non Grata”.
“Më takon të them 2 fjalë për ambasadorët, sepse bëjnë check kutitë për karrierën e tyre, por ata mbështetën autokracinë në kurriz të demokracisë. Demokraci do të thotë rregulla të qarta të lojës, puna e disa ambasadorëve ka qenë kriminale anti shqiptare meriton të hetohet një ditë në një vend normal të BE duhet të ishin shmangur non grata. Unë e dua shqipërinë më shumë se këta ambasadorët që vijnë dhe ikun si autobusa. Dua të rrij këtu. Dua që edhe vajza ime të jetojë këtu e jo të shkoj të laj të pasmet e pleqeve në azilin gjerman. Nuk mundte Gjermania ti thoshte Bullgarisë mbylle gojën atje dhe hap negpociatat dhe mos blloko maqedoninë e veroiut se po na bllokohet ballkani”, tha Gjoni.
Lajmi kryesor:
Raportojnë krerët e institucioneve/ KQZ: 5.000 emigrantë s'votuan dot më 25 prill! KLSH: 17.7 mln euro dëm ekonomik gjatë 2020! ILDKPKI: 72 denoncime dhe 33 gjoba për zyrtarët e lartë
//ReportTv.al