Ralf Rangnick

Ralf Rangnick i thotë 'jo' Bayern Munich! Tre trajnerë refuzojnë bavarezët

2 Maj, 10:43| Përditesimi: 2 Maj, 13:18

  • Share

Nuk mjafton të jesh Bayern Munich që mos refuzohesh. Pas Xabi Alonsos dhe Julian Nagelsmann, edhe Ralf Rangnick i ka thënë "jo" ofertës për të drejtuar në stol gjigantët e Evropës.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se Bayern Munich ishte në pritje të "po-së" zyrtare nga trajneri i kombëtares së Austrisë, teksa diskutimet ishin në fazë të avancuar.

Trajneri 65-vjeçar i ka thënë "jo" bavarezëve për arsye personale dhe do vijojë të jetë pjesë e stolit të Austrisë. Kështu, Bayern Munich do duhet të fillojë menjëherë bisedimet për trajnerin e ri. Epo, i katërti i vërteti.

Kujtojmë se në fundin e sezonit Thomas Tuchel ka njoftuar se do largohet nga stoli i Bayern Munich.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?