25 makina retro pjesë e turit “Rally Globe” kanë qënë pjesë e Shkodrës mbrëmjen e së martës. Ato u vendosën pranë pedonales duke ngjallur edhe interesin e qytetarëve.
Mark Appleton, një nga organizatorët në intervisten e tij dhënë për mediat u shpreh se ndjehet i kënaqur që është në Shkodër….
“Është shumë këndshëm këtu, një atmosferë shumë e bukur dhe mikritja është shumë e mirë. Kemi nisur makinat në mes të qytetit, është një atmosferë shumë e bukur, ndjehemi të mikritur”, tha ai.
Pjesmarrësit e këtij turi janë pritur nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci.
“Kënaqësi t’u uroj mirëseardhjen në qytetin tonë që është kthyer në një destinacion për turistët e huaj”, u shpreh Beci.
“Rally Vintage” pjesë e globalrally, janë nisur nga Salsburgu në Austri, për të përfunduar turin e tyre në Athinë të Greqisë. Këto makina historike të cilat mbartin vlera të veçanta.
Qyteti i Shkodrës është zgjedhur nga organizatorët si pjese e këtij turi, për shkak edhe të vemendjes që ka marrë vitet e fundit në numrin e madh të vizitorëve të huaj por edhe resursve natyrore që ofron.