Kroçera e ankoruar në Durrës

Rama: 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë këtë vit, 64% më shumë se vitin e kaluar

15 Nëntor 2022, 13:21| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 13:34

  • Share

161 mijë turistë gjermanë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit, 64% më shumë se sa vitin e kaluar. Shifrat i bëri publike kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuara pamjet e një kroçere që është ankoruar në Portin e Durrësit dhe ka sjellë 359 turistë gjermane.

‘Interesi i pushuesve të huaj për të vizituar Shqipërinë vijon.

Kroçera turistike “Amadea” është dallëndyshja e radhës, që është ankoruar sot në Portin e Durrësit, ndërsa ka sjellë 346 turistë gjermanë.

Nga janari në shtator, 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë, 64% më shumë se vitin e kaluar.’- shkruan Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?