Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Politikë

PD i kundërvihet Ramës: Do të marrë nën kontroll universitetet, të hetohet dhuna ndaj studentëve

13 Janar 2019, 15:59| Përditesimi: 13 Janar 2019, 16:25

  • Share

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar fill pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se, nga nesër në sekretariatet e çdo universiteti do jenë dy përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Arsimit që do të japin shpjegime për tarifat e studimit. (Lexo këtu)

Zhupa u shpreh se Rama do të çojë në sekretariatet e universiteteve të besuarit e tij dhe kështu do shkelë mbi autonominë e institucioneve të arsimit.

Në fillim u mundua t'i blejë studentët, por nuk ia doli. Pastaj përdori përcarjen e tyre, por pa rezultat. Vazhdoi me kërcënimin dhe shantazhin ndaj prindërve, nuk ia arriti. Vijoi me skenaret e dhunës dhe terrorit. U coi policinë e shtetit dhe dhunoi studentët. I la pa bukë, pa ujë, pa drita. U coi administratorë të prishin protestën. U coi policinë e Safet Gjicit për të shtypur protestuesit.

Tani do cojë të besuarit e tij të kontrollojnë sekretaritë e fakulteteve, duke shkelur mbi autonominë e institucioneve të arsimit.

Ina Zhupa, Zëdhënësja e Partisë Demokratike

Ajo bëri thirrje për nisje të menjëhershme të hetimeve nga ana e Prokurorisë për dhunën e ushtruar të policisë ndaj studentëve protestues të fakulteteve të Juridikut dhe Ekonomikut, si dhe për shkeljen e ligjit nga administratorët e qeverisë pranë universiteteve.

Çdo vonesë në nisjen e hetimeve e bën Prokurorinë bashkëfajtore me Edi Ramën në dhunën ndaj studentëve dhe në shkeljen e ligjit dhe të drejtës për të protestuar.

Ina Zhupa, Zëdhënësja e Partisë Demokratike

Komento

Komente

  • Hinglateri: 13/01/2019 20:57

    Ah kankare e PD po kur Berisha me Lulq..... tuaj vriste protestues pse bllokonit prokurorine?O gelbaza o prostituta politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?