'Janë alokuar 22 mln euro', Rama: Së shpejti funksionale garancia e dytë për prodhuesit, turizmin dhe fasoneritë

12 Maj 2020, 15:32| Përditesimi: 12 Maj 2020, 16:19

  • Share

Rama tha se së shpejti do të jetë funksonale garancia e dytë sovrane prej 150 mln dollarë që do të ndihmojë prodhuesit, turizmin dhe fasonëritë, ndërsa deri tani garancia e parë sovrane ka ecur mirë ku janë alokuar 22 milionë euro për bizneset.

"22 mln euro janë alokuar nga garancia sovrane dhe ka shumë aplikime që po shqyrtohen nga bankat. Jemi përgatitur për të shtuar shumë në funksion të analizës që do të bëjmë dhe nevojës që do të shfaqet. Instrumenti i dytë është vënë në lëvizje ku do të ndihmojnë prodhuesit, turizmin dhe fasoneritë dhe besoj se do të jetë dhe kjo një sukses. Ne jemi të vetëdijshëm që duhet një shtysë e fortë për ekonominë dhe jemi duke punuar për një plan të përgjithshëm të rimëkëmbje që bazën e ka në atë që ishte plani së bashku me rindërtimin, por tashmë kërkon një rishikim të plotë pasi kushtet kanë ndryshuar si pasojë e pandemisë. Shumë shpejt do të kemi masterplanin e rimëkëmbjes. jemi të bindur se do e kalojmë me sukses dhe shumë më shpejt se nga sa parashikohet për situatën rëndë të ekonomisë që shkaktoi COVID. Në 2021 do të shohim hapa konkret", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?