Rama: 300 nxënës të shkollës profesionale do bëhen pjesë e frontit të rindërtimit! Do merrni rrogë të plotë

6 Mars 2020, 11:14| Përditesimi: 6 Mars 2020, 14:10

  • Share

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka vizituar godinën e re të shkollës profesionale Teknologji Informacioni, Elektro-Teknikë “Gjergj Canco", ku aktulisht studiojnë ku 834 nxënës. Rama thotë se 300 nxënës nga profesionalet e ndërtimit, do të jenë protagonistë në Frontin e Punës për Rindërtimin.

"Falë politikave tona mbështetëse, arsimi profesional po fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe 300 nxënës nga profesionalet e ndërtimit, do të jenë protagonistë në Frontin e Punës për Rindërtimin. Kemi nevojë për punonjës të kualifikuar. Patjetër që do të merrni edhe rrogë të plotë. Përgatituni se do ju marrin pjesë për instalimet në programin e rindërtimit dhe patjetër që merrni një rrogë të mirë. Bëni shkollë dhe punë bashkë. Dhe e shënoni që keni punuar në programin e rindërtimit', thotë Rama.

 

Ministrja Denaj deklaroi se për këtë qëllim po punohet me ritme të shpejta me zyrën e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Arsimit Profesional. “Ne po mbarojmë të gjithë ristrukturimin e Agjencisë dhe një zë të veçantë ka edhe ndërlidhja me Programin e Rindërtimit, si për shkollat profesionale, ashtu dhe për kurset e formimit profesional,” tha Denaj.

Komento

Komente

  • Prindi: 06/03/2020 11:24

    Di që ka një Konvent ndërkombëtare që Mbron fëmijët, dmth jo punësim nën moshën 16 vjec.. Si i bie që Shqipëria nuk respekton asnjë të drejtë të fëmijëve?! ___48. Sipas Kodit te Punes (nenet 98, 99) mosha minimale per pune e femijeve eshte 16 vjec__.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?