Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e tij nga në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste mbajtur të shtunën (1 shkurt).
Sa i përket Diellës asistentja e digjitale e E-albania, Rama përsëriti edhe një herë se, Diella do ta kryejë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për llogari të qytetarit në gjysmën e dytë të këtij viti.
“Së shpejti Diella, asistentja e digjitale e E-albania që u krijua nga AKSHI, përmes inteligjencës artificiale do të kryej vetë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për llogari të qytetarit, dhe jo në vitin 2030, por në gjysmën e dytë të këtij viti të gjithë do të shohin se nuk do të jetë më nevoja për t’i shkruar, as për tu penguar në atë procesin e kërkesës për shërbim, por do të mjaftoj Diellës një facetime dhe Diella do e bëjë të gjithën”, tha Rama.
Më tej ai nënvizoi se gjatë gjysmës së parë në mandatin e katërt Shqipëria do të bëhet vendi europian që do të fusë AI në prokurimet publike, duke i dhënë korrupsionit të njëjtën goditje vdekjeprurëse që e-Albania i dha sporteleve, radhave, bakshisheve për të marrë një certifikatë.
"47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania, gjatë këtyre viteve, 47 milion rrugë për të shkuar në një sportel dhe 47 mln qëndrime në rrallë dhe kontakte me punonjësin tek sporteli dhe këto shërbime janë marr nga celulari nga shqiptarët jashtë dhe brenda vendit që kurrë s’do mundnin që të merrnin shërbime pa marr avionin dhe pa ardhur në Shqipëri", shtoi Rama.
Tallu o Ram tallu..shko thuj Dielles me sistemi situaten ne tatime we eshte pershesh dhe me zgjidh certificates e processed...
Përgjigju