Rama: Absurde mbajtja e gazetarëve në kufi! Do i drejtohemi qeverisë greke me kërkesë për rishikimin e vendimit për ndalimin e Marin Memës për t’u futur në Greqi

3 Nëntor, 10:38| Përditesimi: 3 Nëntor, 14:51

  • Share

Gjatë takimit në Selanik me shqiptarët, kryeministri u ndal edhe tek incidenti me gazetarët që u bllokuan për 3 orë në Kapshticë. Ai falënderoi ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij në zhbllokimin e kësaj situate, duke e quajtur një situatë absurde. Rama tha se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe se nuk mund të ndodhë asnjëherë për gazetarët grekë në kufirin shqiptar.

Rama tha se do t’i drejtohet zyrtarisht qeverisë greke për rishikimin e vendimit të vitit 2011 që ndalon gazetarin Marin Mema të hyjë në Greqi. Ai theksoi se Mema nuk ka kryer asnjë krim dhe se puna e tij si gazetar pas historisë së shqiptarëve nuk mund të shërbejë si justifikim për bllokimin e lirisë së tij të lëvizjes. Kryeministri e quajti këtë masë një veprim ekstrem antidemokratik, që bie ndesh me vlerat dhe parimet e komunitetit europian.

U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve,. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian.


Lajmi kryesor:

Edi Rama nga Selaniku: Vorio Epiri ka vdekur, këto ditë më kërcënuan, janë fosile! Dua votën tuaj, ta integrojmë Shqipërinë në BE! Drejtësia e çliruar nga duart e pushtetit politik


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?