Avioni i 'Air Albania' në aeroportin e Kukësit

Kronikë

Rama: 'Air Albania' hap krahët edhe në aeroportin e Kukësit! Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit

15 Korrik 2021, 22:51| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 21:02

  • Share

TIRANË- Në aeroportin e Kukësit, tashmë do të fluturojë në qiell edhe "Air Albania". Ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka dhënë lajmin, teksa bëri me dije se sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga ky aeroport.

"Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”.Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit. Ndërkohë që 120 pasagjerë mbërritën nga Zyrihu në Kukës.  Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.  Suksese", shkruan Rama.

Avioni i parë në Aeroportin e Kukësit u ul më 9 korrik 2020 me 67 pasagjerë që mbërritën nga Zyrihu. Fluturimi i parë nga Zurihu për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane ‘Helvetic Airlines’. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës për fluturimi e parë kushtoi 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do 69 franga zviceriane.  Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra. Ndërkohë që më herët është njoftuar se fluturimet normale nga ky aeroport do të nisin nga sot, 15 korrik.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?