Foto: Protesta e 21 janarit 2011
Kryeministri Rama, në rubrikën "Sy thotë se është vullneti i PS-së për të luftuar kundër korrupsionit, dhe si shembull sjell kreun e SPAK, Altin Dumani i cili thotë se kur ka qenë prokuror i zakonshëm ka pasur dosjen e '21 janarit' në tavolinë por nuk ka bërë asgjë.
"Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin.
Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s'doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas" tha Rama.
Aktualisht dosja e 21 janarit është në dorë të SPAK por ende nuk janë ngritur akuza për urdhëruesin dhe ekzekutorët e 4 vrasjeve të ndodhura në bulevard para kryeministrisë në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
Porti i Sarandës
Kryeministri theksoi se nuk duhet të lejojmë që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve.
“Kemi rastin tejet flagrant aktiv sot që flasim prej vitesh tanimë të marrjes peng të projektit për portin turistik të Sarandës, që është program i qeverisë. Ne jemi votuar që t’i bëjmë Shqipërisë portet e reja turistike sepse prej shumë vitesh është si vrimë e zezë në gjithë Mesdheun në raport me turizmin e detit sepse nuk ka pasur infrastrukturën e nevojshme. Një nga pikat ku kemi marrë zotimin është porti turistik në Sarandë, aty ku ndodhet një pseudo bazë ushtarake ku ka hekurishte dhe nuk ka asnjë gjë”, shtoi Rama.
Rama tha se “është marrë peng prej vitesh një investim 250 milionë euro, një marrëveshje e bërë nga qeveria, pushtet i pavarur ekzekutiv për arsyet e mosarsyes së një prokurori që thotë jo”.
“Kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe nuk është e vetmja kjo ndërhyrje, por jo vetëm duke mos shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve. Çohet një prokuror e na tregon ç’është siguria kombëtare, ushtria e me radhë. Ne jemi votuar, kemi marrë mandat nga populli për të ushtruar pushtetin ekzekutiv”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se drejtësia e re ka mandat nga Kushtetuta dhe ligji për të ushtruar kontroll mbi pushtetin ekzekutiv, jo duke iu mbivendosur institucioneve të tjera.
“Jo duke bërë audit, jo duke bërë punën e KLSH-së, Gjykatës Administrative, jo duke bërë punën e institucionit të pavarur të Deklarimit të Pasurive e me radhë a e as duke shkelur liritë dhe të drejtat e individëve ku prezumimi i pafajësisë nuk është një llaf goje”, shtoi Rama.
Rama theksoi se pas telenovelash linçimi publik me lëndë të parë nga stacioni i trenit fenomene të tilla nuk mund të lihen më pa u diskutuar dhe ndarë me publikun.
Kjo sipas tij, nuk do të bëhet me ngut apo me mjetet e ulëta të armiqve në drejtësi dhe asnjëherë duke shenjuar me akuza personale individë të veçantë, siç fatkeqësisht ka ndodhur vijimësisht me drejtuesin e SPAK.
“Drejtuesi i SPAK është në shenjestër përditë, i goditur familjarisht me libër shtëpie siç di të bëjë vetëm bufi i kënetës dhe ka gjithë solidaritetin tonë. Ne do ta bëjmë këtë proces ma maturi, argumente, me prova konkrete për atë që nuk shkon pas 5 vitesh kur këto institucione kanë fituar një vetëbesim të plotë dhe kanë jetuar në mungesë të pozicionit kritik”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt, Rama: I hoqën kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, e mbyllën në qeli pa gjyq! U nis nga novelë anonime, u intimiduan dëshmitarë, njerëz të artit e kulturës
S.G/ReportTv.al