Ndalur në tragjedinë e Himarës, Kryeministri Edi Rama tha se polici Arjan Tase që goditi për vdkeje 7 -vjeçaren me skaf, nuk ishte hera e parë që thyente ligjin. Rama tha se AMP e kishte dërguar Tasen në prokurori për ta ndjekur penalisht pasi kishet thyer ligjin, por gjykata e ktheu swrish nw detyrw.
“Ka raste të dhimbshme gjithë këto vite ku policia ka harxhuar kohë, energji, ka rrezikuar edhe jetën për tu hedhur hekurat atyre që gjykata i ka nxjerrë në liri, për të rikthyer të njëjtat krime identike. Është mirë ta dinë të gjithë se edhe ai i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në Policinë e Shtetit jo për atë që bëri por sepse AMP e pati çuar në prokurori për tu ndjekur penalisht në shkelje të ligjit, Gjykata e rikthen në detyrë, dhe një prokuror që mori atë që meritonte u shkarkua nga vettingu, ia mbylli përfundimisht çështjen, dhe e pafajësoi duke e rifutur në trupën policore, që nuk ka se çfarë bën tjetër veçse të hapë derën kur tjetri del si dhunues i ligjit dhe rikthehet si i pastër dhe i pafajshëm nga njerëzit e ligjit.
Këto nuk janë justifikime, këto janë fakte, këto janë skandale të cilat policia i vuan, pjesa dërrmuese e Policisë që jeton me profesionin dhe pasionin e punës i vuan. Ne këtu qoftë Drejtuesi i radhës i Ministrisë së Brendshme apo unë i vuajmë dhe marrim kosto të pamerituar në këtë rast dhe për këto arsye. Ne u angazhuam si asnjëherë më përpara edhe për shkak të eksperiencës që ky të ishte sezoni turistik më i miri dhe më i sigurti dhe nga Velipoja në Sarandë falë angazhimit maksimal të ministrisë s Turizmit dhe Bashkive kemi një bregdet me një pastërti si asnjëherë më parë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama-Rrumbullakut: Ke 100 ditë kohë për nxjerrjen e Policisë nga udhëkryqi! Tragjedia në Himarë, situata në det është lëmsh, Njësi Speciale me emrin ‘Jonada’
SI.E./ReportTv.al