Kryeministër Edi Rama iu përgjigj dy nga pyetjeve të gazetarëve në konferencë, që lidheshin me premtimin që ai ka bërë për pasaportën e BE-së dhe anëtarësimin në union.
“Së pari ne kemi, siç e përmendi edhe Kaja më parë, një plan të dakordësuar me BE për të mbyllur negociatat më 2027. Në momentin që mbyllen, Komisioni i rekomandon vendeve anëtare për anëtarësimin dhe më tej çdo vend anëtar ia paraqet parlamenteve dhe ato votojnë për anëtarësimin. Kemi një peruiudhë dyvjeçare që rakordon me 2030 për bashkimin europian. Plani ynë i qartë, të mbyllim negociatat deri më 2027 dhe jemi të përgatitur për këtë, punojmë çdo ditë për këtë, ambicia është brenda vitit që të hapim të gjithë grupkapitujt, është pjesë e planit kur them ambicie, për t’u arritur dhe dakordësuar. Është realitet përderisa BE ka hapur derën, e për herë të parë pas shumë e shumë vitesh që kur dera u mbyll, që nga Kroacia, dera është rihapur dhe është konkrete, për interesa të përbashkëta dhe strategjike.
Padyshim kjo lidhet edhe me punën tonë dhe puna jonë nuk duhet të ndërpritet për asnjë moment. Pasaporta e BE është pjesë e anëtarësimit, në momentin që e marrim bëhemi anëtarë e qytetarë të BE, pra nuk është vetëm pasaportë shqiptare, por edhe BE-së dhe fitohen të drejtat që rrjedhin nga drejtat e BE-së. Nuk na ndal askush dhe jam i bindur se më 11 maj do marrim rezultatin e zakonshëm dhe nuk na ndal askush, sepse çdo lëkundje mund të sjellin pasoja që nuk lidhen me ne, por me dinamika të tjera, që mund të na e mbyllin derën prapë”.
Lajmi kryesor:
Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës
A.Q/I.M/ReportTv.al
