Qytetarët e vaksinuar

Politikë

Rama apel qytetarëve: Varianti i ri i COVID po shqetëson të gjitha vendet, mbroni shëndetin duke u vaksinuar

20 Gusht 2021, 08:01| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 09:13

  • Share

Me një apel për t'u vaksinuar e ka nisur kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm. Teksa thekson se situata e epidemisë me variantin e ri të koronavirusit po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej qytetarëve mbrojtjen e shëndetit duke u vaksinuar. Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera, thotë Rama.

"MIrëmëngjes dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë. Vaksinimi ndaj Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.  Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera", shkruan kryeministri.

Që pas shfaqjes së variantit Delta janë rritur ndjeshëm shifrat e COVID në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në vend, ka shënuar rritje numri i rasteve të reja të infeksionit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 522 persona të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, nga 477 një ditë më parë. Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati.

Komento

Komente

  • Poli: 21/08/2021 04:31

    Ky megjithemend ka roitur. Ben thirrje sikur eshte popull e jo pergjegjes i ekzekutivit. Nga njera ane ftojne te zi e te bardhe te vijne e bejne palle ne Shqiperi, pa asnje kusht vaksinimi ose jo, apo grumbullime masive per koncerte e festa, si kjo ne Korce mjerisht, asnje rtegull per maskat. Dhe na ben thirrje kot..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?