Politikë

Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale

17 Shkurt, 12:51| Përditesimi: 17 Shkurt, 14:15

  • Share

TIRANË - Në konferencën e radhës për gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha vijoi me sulmet ndaj Altin Dumanit dhe SPAK, ndërsa theksoi edhe një herë retorikën e tij se zv.presidenti amerikan foli për Shqipërinë në Mynih kur përmendi burgosjen e liderëve të opozitës.

Berisha e cilësoi Dumanin si një "ushtar të partisë" dhe duke e akuzuar për mbulimin e krimeve elektorale të qeverisë. Ndërsa në Mynih, shton ai Shqipëria u përmend si shembulli më klasik i një regjimi që arreston liderët e opozitës për të siguruar mandate.

'Ajo që ishte e veçantë, ishte se ilustrimi i akteve më të shëmtuara bëhej me shembuj nga Shqipëria. Arrestohet një lider opozite për të marrë mandate. Lukashenko nuk ishte në konferencë. Ishte Rama. Arrestoni gazetarët, siç bën Rama. Mbyllni media sociale, siç bën Edi Rama. Presidenti i SHBA po gjen modalitete që të funksionojë TikTok. Fjalimi i zv.presidentit JD Vance është thirrje për çdo shqiptar, armiku ky është. Ai që censuron. Që të vendos censurën. Armik i brendshëm që kërkon të marrë mandatin duke burgosur liderin e opozitës. Edhe JD Vance u tha europianëve, armikun e keni brenda jush. Duhet të nxjerrim konkluzione. Tani shkallmohet. Kur mban në burg, vetëm person në hetim dhe ndërsen sulme ndaj gjykatës për Erion Veliajn për të larë duart. Nesti Angoni është dosje qeveritare, nuk është e opozitës. Kurrë ndonjëherë, pas rënies së perdes së hekurt, nuk është folur për Shqipërinë si në Mynih. Ishte e damkosur me aktet më madhore të folura nga JD Vance.'

Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu Edi Ramën për censurë dhe për shfrytëzim të SPAK për qëllime politike. Ai e cilësoi Ramën si një "kukull të George Soros" dhe e ftoi opozitën dhe forcat e tjera politike të bashkohen në një front të gjerë kundër qeverisë.

'Garantoj se Sali Berisha nuk ka ndërmend asgjë veçse luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Kam dhënë disa shembuj. Dallimi është ky, Edi Rama përdor SKAP-in. Drejtësia do jetë në ndër ligj dhe e pavarur. Nuk pranoj prokuror apo gjykatës një njeri që fsheh krimin. Nuk është punë SPAK. çdo njeri  ndershëm që zbaton ligjin, sido të quhet, nuk do të dobësojmë, ne do forcojmë dhe do adaptojmë zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Soros është një armik i Shqipërisë. E kam quajtur monstër. Para 1 viti, Blinken e përgëzoi Dumanin se arrestoi Berishën. Ku është sot Blinken? Nuk kanë kuptuar akoma se ç’po ndodh.'

Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu Edi Ramën për censurë dhe për shfrytëzim të SPAK për qëllime politike. Ai e cilësoi Ramën si një "kukull të George Soros" dhe e ftoi opozitën dhe forcat e tjera politike të bashkohen në një front të gjerë kundër qeverisë.

'Dosjet e krimit, të madhe elektoral që përfshihen nga Edi Rama dhe poshtë i mbyll Altin Dumani. 50% e të gjithë veprimtarisë së bandave sipas regjistrimeve telefonike është elektoral. Këto i dinë shumë mirë Dumani. Të besosh se ai që flen mbi këtë krim, ka vullnet? Nuk ka asnjë, është ushtar mjeran i partisë, ushtari i Arben Rakipit, Ulsi Manjës dhe Ymer Lalës. Bllokoi hetimin e krimit elektoral. Do përballet me ligjin për qëndrimin tënd ndaj krimit elektoral.'

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha garantoi se do të vijojë "luftën kundër krimit dhe korrupsionit" dhe i bëri thirrje edhe partive të reja opozitare të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

'I bëj thirrje çdo force politike në Shqipëri që konsideron Edi Ramën dhe partinë e tij armik i brendshëm të bashkohet me opozitën që të shpëtojë Shqipërinë nga ky armik, nga ky regjim që po zbras Shqipërinë në mënyrën më dramatike. Armiku i brendshëm i shqiptarëve,. Njeriu i censurës e ka emrin Edi Rama, kukulla e George Soros. Është kllaposur nga kryetari i komitetit kombëtar të PR, si kukulla e George Soros. Si i tillë, është rrezik jo vetëm për Shqipërinë. Pres nga kryetarët e forcave politike, drejtuesit ti bashkohen një fronti të gjerë opozitar në betejë kundër këtij armiku. E tha JD Vance, armiku i brendshëm që arreston opozitën, arreston gazetarët. Presim me kënaqësi gjithë forcat politike.'

Së fundmi, deklaroi se SHBA nuk e mbështet më SPAK dhe Dumanin, dikur të mbështetur sipas tij nga Blinkeni që iku si mashtrues, pas 4 viteve si sekretar shteti.

"Nuk mund të mos regjistrohet, ardhja  në Shqipëri direkt Antony Blinken pa takuar asnjë opozitar dhe takimi me Altin Dumanin dhe akordimi i çmimit të antikorrupsionit nga një njeri që vetë e la detyrën si gënjeshtar kryesor i atij vendi, manipulator i cili në bindjen më të thellë meriton të përballet me ligjin dhe drejtësinë amerikane.
Këto besoj se janë të  mjaftueshme. 
Altin Dumani ju e dini si u zgjodh, ai nuk mori votat. Ai është në kundërshtim të hapur me kushtetutën aty. Po ai nuk ka kushtetutë dhe akti më i përgjegjshëm i tij do të ishte dorëheqja dhe më pas përballja me të gjitha të tjerat.
Përsa i përket fondeve të USAID morën fund. Nuk ka, ikën fondet e USAID të gjitha. Nuk ka më ti shpërdorojë dhe ti bëjë sipas qejfit. Amerika nuk heq dorë nga mbështetja, por do krijojë institucionet transparente, rigoroze. Jo të financojë Delinën 10 mln dollarë. Edhe i shoqi i saj duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Të kthejë paratë e marra"

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?