Kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me akuzat e Sali Berishës, në drejtim të tij për abuzim të fondeve publike, tha se kurrë asnjë familjar i tij nuk ka përfituar nga fondet publike. Sa i takon shpenzimeve për fluturimet, kreu i qeverisë tha se ai udhëton si të gjithë shqiptarët e thjeshtë me avionët e linjave, ndërsa shtoi se kur shoqërohet nga bashkëshortja apo fëmijët, secili paguan biletën.
‘Nuk jam i pirur që tu përgjigjem akuzave të dikujt është subjekt i listës së zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë. Subjekt i drejtësisë në Shqipëri. Shmangia do krijonte një keqkuptim të padrejtë, që janë shënjestër e kësaj mënyrë shumë të ulët të të shfrytëzuarit të mundësisë për të folur në publik. Kurrë në asnjë rast asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi dua që ta mësojnë të gjithë dhe ata që mund të impresionohen nga akuza absurde të mln eurove të shpenzuara për fluturime, që unë dhe të gjitha rastet kur anëtar të familjes sime udhëtojnë më mua, udhëtoj në dy mënyra në rastet e vizitave zyrtare apo të punës sime si kryeministër, me avionin përkatës, në të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si gjithë shqiptarët në ekonomik dhe me shpenzimet e mia dhe të familjes. Në të gjitha rastet kur ka ndodhur që mund të kem një vizitë pune dhe bashkëshortja ime të më shoqërojë, biletën e saj e kemi paguar vetë, s’e ka pagur shteti. E bëj këtë sqarim për mënyrën si e kuptojmë ne në familjen tonë detyrën time. Asnjë nga këto akuza e hedhje përpjetë të llumit nuk shkon deri në fund kur mbetet midis se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. Duhet që ju ti verifikojë këto që them. Nëse ka diçka që nuk shkon ta ekspozojë. Ta bëj me dije. E them me shumë krenari, megjithëse do të ishte norma jo përjashtimi pasi çdo përpjekje për të bërë konkurencë në pisllëk me familjen time është një përpjekje e dëshpëruar dhe e neveritshme që nuk ka asnjë shans të fitojë.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: 21 Janari krim shtetëror, drejtësia e re të veprojë! S'negocioj me 'non-grata'! SPAK trazoi ujin e ndenjur 100 vjet! Koncesioni i Sterilizimit? Do bëjmë analizat tona
M.Q.//ReportTv.al