Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer komentet ndaj opozitës duke iu referuar si ‘gomarica’. Kjo fjalë i ka acaruar, ndaj kanë reaguar duke përplasur duart mbi tavolinë.
“Gagaçopullët janë fis i madh. Kanë hedhur dokrra në një vorbull maskaragjozllëqesh të thëna e të shkuara për këtë aferë të madhe, se e keni vënë re çdo punë që ne nisëm këta e pagëzojnë si aferë të madhe. Fisi Gagaçopulli! Njëri nga mufët me buzët që i janë holluar brisk nga urrejtja gërryese e 110 vjetëve dhe me sytë e zbardhur nga një helm i pakurueshëm në gjak i cili e bën të shohë zgurdullimthi në çdo shpresë të re nga një afere të madhe, një shpresë për përmbysjen me dhunë të regjimit. Lebetitej një ditë sesi mund të hiqet që aty porti më i madh i vendit, epo pikërisht dhe për këtë hiqet që aty sepse është porti më i madh i vendit dhe s’mund të rrijë në zemrën e një qyteti turistik ku jo vetëm ndot ajrin, ku jo vetëm shkatërron akustikën, ku jo vetëm degradon panoramën e qytetit mikpritës, por tek panorama unë nuk pres mirëkuptimin e fisit Gagaçopulli po ku dhe s’ka asnjë mundësi zgjerimi, prandaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur pikërisht kohëve të sotme.
Dhe për t’ju përshtatur pikërisht ambicies së Shqipërisë të shekullin XXI si një vend i pozicionuar strategjikisht, jo vetëm për turizëm, por edhe për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti në ekonominë e krejt Ballkanit Perëndimor. Më atë palavi atje do bëhet Shqipëria porta hyrëse komerciale nga deti e Ballkanit Perëndimor? Por kjo s’është një gjë që e themi sot, unë e kam thënë këtë prej vitesh. I vetmi ndryshim sot është se tërë mëmëdhetarët pa atdhe që vijnë prej një shekulli vërdallë si gomaricat e Faikut për qumësht a për dhallë, janë përndezur tani në sulm frontal se tani e shikojnë që ne e kemi me gjithë mend, tani e shikojnë që do të bëhen të dyja, edhe ai turistik edhe ai komerciali, doni apo s’doni ju që s’doni dhe kurrë mos daçi se nuk na duhet fare se çfarë doni.
Por megjithatë duhet ta them, nuk po flas unë, po flasin ca të tjerë. Unë thjesht po lexoj, ata që ju kanë njohur më parë kur as ju nuk e dinit që ishit gjallë. Keni qenë atje pas shpinës së qeverisë së parë dhe të re të në 1912 dhe kjo është fatkeqësia juaj se ju nuk e dini, jeni në mision. Unë nuk po them fjalët e mia, janë gomaricat e Faik beut, ai ju ka parë dhe ju ka quajtur gomarica jo unë. ”, tha Rama.
Lajmi kryesor: