Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkruan se AAC-ja ka përmbushur plotësisht të gjitha standartet e përcaktuara nga aleanca e Atlantikut.
Kreu i qeverisë ka ndarë gjithashtu edhe raportin e e NATO-s mbi vlerësimin e AAC-së, në të cilin theksohet se “NATO arrin në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është plotësishjt në përputhje me kërkesat për t’u bërë një autoritet i vlefshmërisë ajrore i njohur nga NATO, siç përcaktohet nga NAWP dhe sipas procesit të njohjes së NATO-s (NRP).
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komente

Ju lutem boll qesendi te tilla...njohjet qe NATO mund te aplikoje jane vetem persa i perkete mjeteve ushtarake...Vetem aviacioni Civil mund t'i japi kuptim Natos dhe ta certifikoje ate, dhe jo e kunderta...persa i perket Aviacionit civil fillimiin dhe fundin a ka tek IATA, dhe jo tek NATO.
Përgjigju