Rama: Fredi Beleri po kërcënon emigrantët se do u grisë letrat! S’ka Zot që kjo të ndodhë, Greqia s’do një sekser maskara

11 Maj 2023, 18:25| Përditesimi: 11 Maj 2023, 23:44

  • Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar Berishën dhe Metën për kandidatin e tyre në Himarë Fredi Belerin i cili ka shprehur haptas retorikën e tij anti-shqiptare me deklaratën ku tha se do të helenizojë Himarën.

Nga takimi me mbështetësit në Kamëz ku kërkoi votën për Rakip Sulin, u ndal edhe te Himara. Ai tha se edhe gjatë konflikteve të mëdha mes PD dhe PS në Himarë kandiduan bashkë për të mos lënë drejtimin e bashkisë në dorë të dikujt që kishte tendenca anti-shqiptar ndërsa sot Berisha dhe Meta kanë vënë si kandidat një person që ka kërcënuar edhe emigrantët se do u grisë letrat nëse nuk votojnë për të. Kryesocialisti  shtoi se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë dhe se askush nuk mund të nëpërkëmbë shqiptarët.

“Sa burrë i mirë është baca, këtë ma lini mua se e di vetë. Ajo që po ju them është se po të ishte i mirë baca, s’do ja jepte mundësi atij në Himarë me mbështetjen e bacës dhe Like Floririt për të helenizuar Himarën, thotë ai… Kjo është diçka që PD se ka bërë as në vitet 90 apo 2000 kur ishin punët thikë më thikë me PS. Kur zgjedhjet bëheshin me konflikte të jashtëzakonshme mes tyre. Atje në Himarë vajtën bashkë PS e PD, në Himarë për të mbështetur një kandidatë të përbashkët kundër dikujt që kishte tendenca antishqiptare. Por ai kandidati atëherë kundër të cilit unë PS e PD, ishte një zotni burrë krahasuar me këtë maskara që ka dalë atje në Himarë e më mbështetjen e Salike floririn për bashkë fitojmë. Kush fiton me të ? Është  siguritë që s’fitojnë demokratët, e djathta shqiptare, prandaj atë sovranitetin që u a shet baca të djathtëve se nuk është sovranitet kur baca do ti shmanget përballjes me vulën, është vasalitet kur çon atje një eksponent që vjen nga skutat më të errëta të armiqësisë me shqiptarët që kërcënon marrëdhëniet me Greqinë, që u kërcënon emigrantët që do u marri letrat e do ja u grisi po nuk votuan për të…

Nuk ka zot që ja u gris letrat emigrantëve. Dhe ju them të gjithë emigrantëve që dëgjojnë sekserët e këtij që nuk ka Zot që atyre ua gris letrat se po të jetë puna për të pasur një avokat mbrojtës në Greqi, e dinë adresën. Po vjen puna për të patur avokat mbrojtës në Greqi është te kryeministria. Jo te ky honxho ponxho që ka mbetur I ngrirë në kohën e urrejtes. Ne grekët i kemi vëllezër, s’kemi nevojë të nxisim urrejtje. S’ka shansë të dali dikush të nëpërkëmbi shqiptaret. Ky maskara që thotë do të vë në vend të drejtat e mohuara në 60 vjet. Ky s’di të llogarisë, ça është 60 vjet. Do helenizoj Himarën. DO e kthejë ku di unë se çfarë. Atë e atje se kemi peshqesh nga qeveria greke, por nga ajo dyshe që ka nxjerr maskat nëpër Shqipëri”, tha Rama.

Reagimet e ashpra për Fredi Belerin vijnë pasi në deklaratën e tij për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën në rast se do të zgjidhet në krye të bashkisë më 14 maj.

“Është jetike për helenizmin e Himarës të kapërcejë të gjitha pengesat, që e pengojnë këtë mundësi, të ketë punë të mira, të gëzojë pasurinë e tij, e cila na është mohuar prej 60 vitesh, për t’iu ofruar arsim në gjuhën amtare, greke të gjithëve. Zgjedhja ime do të lehtësojë rrjedhën e helenizmit”, tha Beleri.

Kandidatura e Fredi Belerit në Himarë, i akuzuar si i përfshirë në Masakrën e Peshkëpisë është kritikuar shpesh nga Idrizi, madje edhe nga socialistët.

Ora 22:55
Rama ‘shpërthen’ në mbrojtje të emigrantëve dhe Himarës nga kërcënimi i Belerit: Mos guxoni t’i merrni në telefon e t’i kërcënoni, do merrem personalisht me ju

1683826176_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Fredi Beleri, për shkak të deklaratës së këtij të fundit në një intervistë për mediat greke ku tha se do të helenizojë Himarën.

Rama e cilësoi Belerin një maskara për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. Sipas Ramës, 2 personat që po kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke janë Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, të cilët i paralajmëroi se do merret personalisht me ta.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama në një intervistë televizive.

B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?