Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog, pa kushte. Ai ka thënë se ndryshe nga Basha, zgjedh që për të mirën e vendit të ulet në një tryezë, pa vendosur një kusht paraprak. Lidhur me deklaratën e Bashës 'dialog pa Ramën kryeministër', kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje me batua.
"Dialogu është i hapur, unë nuk vë kushte, nuk jam i paraardhësi im apo si miku im përballë që vendos kushte "ik ti që të fillojmë të flasim", unë them "kur do flasim, ai më thotë ik ti", me kë do flasë me murin? Unë s'marr përsipër që të thyej Kushtetutën. Kam pasur një arsye shumë të fortë që e kam ditur që do të ishte gurë në qafë për Shqipërinë dhe procesin demokratik dhe për palët, se do ishte një lojë. Nëse nuk do ishin shtyrë zgjedhjet në 2017, nuk do vinin këtu të na thonin 'janë shtyrë, ça problemi ka'. Zgjedhjet janë garë. Unë kam pasur një pjesë të jetës në sport, kam dhe aspektin sportiv brenda. Do isha shumë më i kënaqur që t'i kishim përballë, se do ishte më nxitëse. Tjetër është t'i mundësh se ikin me vrap dhe tjetër është se të dalin përballë", tha Rama.
I pyetur se çfarë do i ofronte opozitës për t'u ulur në tryezë, ai iu përgjigj me një batutë.
"Kafe, çaj, ëmbëlsira. Dialog pa kushte do të thotë për çfarë gjërash mund të bëjmë së bashku, jo që të ndihet mirë njëra pakë që ka dhimbje koke, por që të adresohen ato ccështje për të cilat ne jemi zgjedhur. Ti marrin problemet me radhë. Ne nuk shkojmë përtej 30 qershorit", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Gati për dialog me Bashën (jo Kryemadhin), por asnjë negociatë: 30 Qershori nuk lëviz
B.K./ReportTv.al