Politikë

VIDEO/ Rama batuta me kryetarin e bashkisë së Kavajës: Je 0, je demokrat komplet!

11 Korrik, 13:51| Përditesimi: 11 Korrik, 14:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me kryetarin e bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, gjatë takimit në Durrës.

Kryeministri po theksonte se asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë letër që të thotë “jam në proces legalizimi”, duke shtuar se do t’u vihet vizë atyre që kërkojnë legalizime për shtesa të restoranteve apo bareve.

Asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë një letër dhe të thotë se jam në proces. Ka ardhur koha që të gjithë kërkesat për legalizime të shtesave të restoranteve, bareve e kafeve t'u vihet një vizë e madhe dhe t'u thotë se nuk legalizohesh. Të shkojnë te bashkitë dhe nëse e shohin të mundur që atyre t'ua shesësh pronën, atë pjesë të tokës që kanë marrë, t'ua shesin qoftë për të kompensuar pronarët, atëherë bëhet kërkesa në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe bëhet. Kjo histori shto lokale e restorante duhet të mbarojë. Duhet të konsiderohen të gjithë të skualifikuara. Do të konsiderohen të gjitha të skualifikuara, nga procesi i legalizimit le të shkojnë në privatizimi nëse bashkia e sheh të arsyeshme që t’iu vërë çmimin dhe tu thotë ok. Shtëpitë e banimit janë gjë tjetër, kurse drejtuesit dhe tregtarët nuk und të flitet për proces. Ca janë pika prodhuese janë tjetër gjë.”, tha Rama.

Pas fjalës së Ramës, ndërhyri Qosja, teksa tha: “Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”.

“0 je, 0! Je demokrat komplet!”, iu përgjigj me batutë Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?