Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një inspektim të punimeve në kampusin universitar ‘Poli i Dijes’. Rama, i shoqëruar nga ekipi drejtues i qarkut të PS-së dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo, ka parë nga afër investimin e ri.
Rama nuk i ka kursyer batutat me zbatuesit e projektit gjatë momentit kur është ndalur duke parë disa detaje nga punimet e godinës.
‘Punimet janë shumë të mira, kjo do jetë me të vërtetë një nga godinat kryesore të arsimit. Veç mi pastroni këto cepat te kollonat, se këtu dallon BE-ja nga Ballkani.’ - ka thënë Rama.
Projektin ka nisur ta prezantojë drejtori i Fondit të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili e ka quajtur projektin inovativ për qytetin dhe si një qendër të re të arsimit në juglindje të vendit.
‘Fondi, së bashku me bashkinë dhe universitetin, ka bashkëpunuar për të krijuar një pol dijeje duke ndërthurur dijen në teori dhe dijen në praktikë. Është një projekt me një ndërthurje të tre projekteve të tjera. Projekti i parë është ferma didaktike, poli i industrisë kreative te ish-vaskat e peshkut, edhe ish-materniteti, projekti që ka nisur. Të gjitha këto lidhen me këtë Polin e Dijes. Kemi bërë një përputhje mes të resë dhe historisë.’ -tha Agolli.
Komente

Pra ky shikon me detaje cepat e kollonave dhe I shpetojne hardhat e fiqte mbas kurrizit.
Përgjigju