Një qytetar i shprehu kryeministrit Edi Rama në Rubik një shqetësim me kompaninë që ai punonte. Ai tha se është ankuar kudo, por nuk ka marrë zgjidhje. Në bisedë, qytetari flet për një turk, i cili sipas tij i ka thënë se nuk do t’i japë zgjidhje edhe nëse i thotë Edi Ramës vetëm sepse është ankuar.
‘Turkut po i themi se Ramën nuk e pyet, por pyet dikë tjetër që Edi Rama e njeh. Po i thotë atij dhe mbase ti nuk di ku do jetosh më se në Turqi e Shqipëri nuk jeton dot më’, thotë kryeministri.
Ai nuk kurseu batutat teksa në fund të fjalës tha se do të dalë dikush tjetër që mund ta fusë në sherr me Amerikën.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetari: Jam i zgjedhur familjarisht në Partinë Socialiste në Mirditë, në strukturat kryesore të Rubikut. Edhe kam një hall, kam qenë në punë. Më kanë marrë në të zezë. Jam ankuar në zyrat e qarkut të Lezhës, kanë ndërhyrë edhe dy ministra dhe tre kryetarë bashkie. Ai turku quhet Hasan bej.
Rama: Si u bë kjo punë se këtë Albertin e kapim, po turkun ku ta gjejmë.
Qytetari: Më ka thënë se edhe me i thënë Ramës nuk të marr pse je ankuar.
Rama: Turkut po i themi se Ramën nuk e pyet, por pyet dikë tjetër që Edi Rama e njeh. Po i thotë atij dhe mbase ti nuk di ku do jetosh më se në Turqi e Shqipëri nuk jeton dot më. Si e ka emrin?
Qytetari: Hasan Bej.
Rama: Po Hasan bej është gjysma e Turqisë. Ta mbyllim para se të dalë ndonjë të na dusë në luftë me Amerikën....
Lajmi kryesor:
Shqipëria në prag të rijetëzimit të industrisë ushtarake, Rama: Po negociojmë me aleatë të mëdhenj! Do jemi fuqi prodhuese
Xh.D/r.k./ReportTv.al