Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, bashkë me drejtuesen politike të Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Njësisë 6 në Tiranë mbrëmjen e djeshme.
Gjatë komunikimit me disa prej të pranishmëve, Rama bisedoi me një të ri që kishte emigruar më herët në Gjermani dhe ishte kthyer në Shqipëri, duke vendosur të angazhohej edhe në fushatën elektorale.
Rama: Vajte në Gjermani, e provove kafenë e shëmtuar?
I riu: Më keq se kafeja ishte ushqimi.
Rama: Po qielli, të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe sa ngrohte? Po muhabet, bënin gjermanët muhabet? Ça bëre në Gjermani?
I riu: Jam marrë me mirëmbajtjen e transportit publik. Thashë ta shfrytëzoj, sikur po më mbylleshin rrugët nga kjo mani e madhe. E provova, por jemi kthyer t’i japim drejtim dhe kontributin do ta japim këtu.
Lajmi kryesor:
‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE
H.K/I.M/ReportTv.al
