Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Spille, Kavajë. Rama theksoi se sa i rëndësishëm është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, për të pasur të drejta të barabarta me qytetarët evropian.
Një episode jashtë protokollit ka ndodhur në takimin me të rinjtë e Kavajës në zonën e Spilles, ku kryeministri i ka tërhequr vëmendjen një të riu, duke e ftuar që të vijë dhe ulet pranë tij.
‘Rama: Më dëgjo, janë 1 mijë veta nga ana jonë dhe 1 mijë veta nga ana e tyre që negociojnë çdo ditë për BE-në. Për shëndetësinë, për ujërat për zogjtë, për peshqit për të gjitha. Edhe sa herë ne i takojmë ata marrim detyra. Ashtu si dhe ti që merr detyra në shkollë. Çfarë notash ke ti shkollë?
I riu: Teta
Rama: Ne nuk duam teta në BE, ne në BE do hyjmë me dhjeta. Edhe që të marrim dhjetë duhet të jemi perfekt. Se ti bën ushtrimin e tretë, edhe pastaj futesh në Youtube edhe pastaj i thua mamit, i bëra ato. Se nëse dalin tipa si puna jote, që i ç’orientove gjithë shokët atje, ne nuk futemi në BE. Çfarë të bën BE-ja pastaj, të bën atë që të bëra unë ty, të ndan nga shokët dhe ngelesh këtu ‘tek pull’. Pra vazhdon bisedimet por nuk je pjesë e grupit.
Lajmi kryesor:
Rama: Hyseni, i pari i primareve është në barkun e bufit dhe jo në listë! Edhe bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate (VIDEO)
H.K/r.k./ReportTv.al
