Politikë

Rama batuta me të riun nga Athina: Ti i martuar je? A ja ke thënë asaj që ke përkrah? Merre për darkë se po e shoh nga sytë që mezi po pret (VIDEO)

30 Mars, 17:47| Përditesimi: 30 Mars, 19:23

  • Share

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer nga Athina batutat me pjesëmarrësit në sallë, pas pyetjes së një të riu për kreditë e buta për çiftet e reja.

"Ti i martuar je, për shembull? Nuk je i martuar. Po e dashuron atë vajzën që ke në krah apo nuk ia ke thënë akoma? Mirë, gjeje kurajën, thuaja. Ja, ajo tani po kthen kokën andej dhe thotë: “Shyqyr që ta thashë unë ty,” se ajo ka kaq kohë që po pret dhe thotë: “Thuaje, thuaje. Thuaja.” Dilni për një kafe. Mos ji koprac. Jepi një lëng portokalli, pastaj, ashtu si padashje, thuaj: “Do shkojmë për darkë.” Ajo do pranojë, se e shoh nga sytë që mezi po pret, dhe nëse në fund nga gjithë ky proces ju do jeni çift i ri, do të përfitoni nga këto kredi të lehtësuara", u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?