Në samitin " Ballkani i Hapur" nuk munguan batutat mes liderëve. E ndërsa po flisnin për lehtësitë që ofron nisma rajonale dhe kritikat për BE-në, presidenti serb, përpara se drejtuesi i forumit t’i jepte fjalën Edi Ramës, deklaroi se ishte dakord me cfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe do të firmoste çdo gjë.
“Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, cdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.
Replika e Ramës nuk vonoi duke dhënë përgjgjen që pritej nga shumica në atë moment “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një problem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama
Ndërkohë që më parë presidenti serb, ka theksuar se në 2015 ai dhe Rama konsideroheshin armiq.
“ Në 2015 në takimin me Edin, ishin në pozitat e dy armiqve, ku njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë të mjaftueshme që ta fyejmë njëri-tjetri, për të fituar pikë në politikst e brendshme. Dhe kjo s’ka rëndësi tani ne arritëm të bëjmë diçka për të menduar për ardhmërinë e përbashkët, për rezultatet”, tha Vuçiç.
Në fjalën e tij presidenti serb ka vlerësuar edhe njëherë nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe ka theksuar se në thelb qëndron besimi.
” Besimi, qëndrueshmëria është shumë e rëndësishme. Të marrim parasysh se procesi i vaksinimit na tregoi se ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin në kohë nevojë. Të gjithë vendet tonë, të gjithë njerëzit në rajon ne e kemi nënçmuar vetveten. Unë besoj se njerëzit e dinë se është e rëndësishëm të flasin për kufijtë e hapur. Kushdo që do vij pas nesh do të vazhdojë me këtë nismë se është një iniciativë për njerëzit”, tha presidenti serb.
Lajmi kryesor: