Politikë

Rama batuta për kryebashkiakun demokrat të Mirditës: Nuk është i ngjyrave tona, por djalë i mirë! Ta ndihmojmë që të mos e mbysë këneta

18 Prill, 12:26| Përditesimi: 18 Prill, 12:43

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama bëri batuta për kryetarin demokrat të bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, teksa tha se edhe pse nuk është socialist, është një djalë i mirë. Rama tha se duhet ta ndihmojmë edhe atë që të mos e mbysë këneta.

“Do ta shikojmë konkretisht rastin edhe me kryetarin e bashkisë. Kryetarin e bashkisë këtu e keni djalë të mirë me thënë të vërtetën nuk është i ngjyrave tona, por është djalë i mirë. Shpresoj dhe besoj se do ta kuptojë edhe ai se duhet të bëjë diçka, aq më tepër që siç e the edhe ti këtu ka shumë banesa bosh.

Mund të bëhet një gjë disi ndryshe, duke përfituar nga fakti se janë disa banesa bosh, që janë boshatis qysh se ra industria këtu dhe mund të bëjmë një program për këtë punë. Pse nuk duartrokisni kur themi se e kemi djalë të mirë kryetarin e bashkisë. I joni është edhe ai se është mirditor, kur bij këtu edhe unë mirditor bëhem se rrënjët e largëta nga nëna këtu i kam. Duhet ta ndihmojmë edhe atë që të mos e mbysë këneta.", u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Shqipëria në prag të rijetëzimit të industrisë ushtarake, Rama: Po negociojmë me aleatë të mëdhenj! Do jemi fuqi prodhuese


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?