Politikë

Rama: BE sot më e bashkuar se kurrë, folëm për strategjinë e mbrojtjes! Lufta për Unionin një kërcënim real, Europa të shtrëngojë radhët

8 Prill, 10:37| Përditesimi: 8 Prill, 11:50

  • Share

Kreu i qeverisë foli edhe për strategjinë dhe sigurinë e mbrojtjes së Europës në kuadër të situatës gjeopolitike të fundit, sidomos lufta në Ukrainë dhe kërcënimi i SHBA-ve për të dalë nga NATO.

Rama tha se u bisedua me zv/presidenten e Komisionit Europian, Kaja Kallas edhe për strategjinë mbrojtëse të BE-së dhe bashkimin e unionit sa më shumë, gjë që sipas tij e tregon edhe një anketë e fundit.

“Kemi prekur me zv/presidenten edhe bashkëpunimin strategjik në bashkëpunimin strategjik të sigurisë dhe mbrojtjes. Në një anketë e bërë në vendet e BE, që bëhet nga 1983, për qytetarët e BE-së, rezulton se që nga ai vit, mbështetja e BE-së nga popujt që e përbëjnë, është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ndodhte deri pak kohë më parë. Sepse popujt e Europës si asnjëherë më parë e ndjejnë se lufta nuk është e së shkuarës, spontane, por është një kërcënim real dhe Europa duhet të shtrengojë radhët dhe të forcohet, ku edhe Shqipëria është pjesë e saj”.


Lajmi kryesor:

Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?