Edi Rama

Politikë

Rama: Berisha e la Shkodrën si Afganistan! 'Shigjeton' Tom Doshin për bllokimin e Këshillit Bashkiak ne Shkodër

4 Maj, 14:31| Përditesimi: 4 Maj, 14:44

  • Share

1746361998_ediramaneshk.JPG

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit elektoral nga Shkodra, tha se Sali Berisha e la hyrjen e qytetit si Afganistani. Ai e krahasoi hyrjen edhe me lumin Lana të viteve 2000, ndërsa shigjetoi edhe PSD-në e Tom Doshit, teksa u shpreh se "është një parti në këshillin bashkiak që s'po voton plazhet e Velipojës'. 


"Më thotë mua komunist? Ai mua, që kur unë kërkoja lirimin e të burgosurve politikë, bufi thoshte se ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu. Po rezidencën e komunitetit mysliman. Kush ia dha? Nuk ia ka dhënë akoma se është një parti këtu në këshillin bashkiak që s’po e voton, siç s‘po voton plazhet e Velipojës. Po stadiumin kush ia bëri Shkodrës e Vllaznisë? Po Teatri Migjeni kush i shpëtoi nga korenti larg qoftë aktorët e teatrit dhe kush e bëri teatrin teatër. Se nuk po vazhdoj me hyrjen e Shkodrës që hyje sikur hyje në Afganistan. Turp. Nuk shihje as liqen dhe vetëm disa ndërtime të tmerrrshme si ato që kam prishur une të Lana në 2000-2001. Hyrja e Shkodrës ishte Lana e 2000 sepse ishin vizioni madhështor i kënetës", tha Rama.

Më 30 Prill, në Këshillin Bashkiak të Shkodrës nuk u mor asnjë vendim për shkak të mungesës së këshilltarëve të Tom Doshit. Kreu i këshillit, Oltion Luli bëri thirrje për pjesëmarrjen e tyre, teksa tha se fushata elektorale nuk duhet të ndikojë në vendimet e rëndësishme të këshillit bashkiak për qytetin.  

Kjo lëvizje e socialistëve në këshill erdhi pasi më 9 Prill këshilltarët e PSD dhe PD bojkotuan mbledhjen. Mbledhja e radhës parashikohet në fillim të Majit, por Benet Beci dhe socialistët nuk formojnë dot kuorumin pa Doshin. Aktualisht PS ka 18 këshilltarë, PSD 11 këshilltarë, PD 12 këshillarë dhe 5 janë të Bashës.

Pa demokratët dhe socialdemokratët, bashkia e Shkodrës nuk mund të marrë vendimin e rëndësishëm për menaxhimin e plazhit të Velipojës.


Lajmi kryesor:

Rama: Shkodra jo më peng i dy njerëzve, Enverit e Berishës! Si bëhet qyteti madhështor me Luçiano fake Pavarottin? Diaspora do t'i japë shuplakën më të nxehtë kënetës


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?