Politikë
Bota

Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen

22 Shkurt, 13:02| Përditesimi: 22 Shkurt, 17:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ka qenë ky i fundit që ka bërë lajmin me dije përmes një postimi në X, ndërsa zbardh detaje edhe nga biseda. Zelensky thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së Ukrainës në çdo diskutim për paqen në vendin e tij.

Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës. Ai theksoi se gjatë bisedës u diskutuan tema të ndryshme, përfshirë projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjëra bashkëpunimi.

Sa i takon negociatave të paqes, pas takimeve që Trump ka zhvilluar me Rusinë duke lënë jashtë BE dhe Ukrainën, Zelensky thotë se çdo diskutim duhet t ëbëhet me pjesëmarrjen e Ukrainës në tavolinë, por edhe të Bashkimit Europian. 

“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.

Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.

 Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelesnky.

Kjo bisedë vjen në një kohë kur negociatat për paqen në Ukrainë janë në një fazë delikate. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë, duke përjashtuar Bashkimin Europian dhe Ukrainën nga fazat fillestare të negociatave. Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra nga liderët europian dhe ukrainas. Presidenti Zelensky ka paralajmëruar Perëndimin që të mos i besojë pretendimeve të Presidentit rus, Vladimir Putin, për gatishmërinë për t'i dhënë fund luftës, duke theksuar se Ukraina nuk duhet të përjashtohet nga bisedimet e paqes.

Marrëdhëniet midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, janë tensionuar ndjeshëm. Trump ka kritikuar publikisht Zelenskyn, duke e quajtur atë një "diktator " dhe sipas tij ka qenë Ukraina që e ka nisur luftën.

Përjashtimi i Ukrainës dhe BE-së nga bisedimet fillestare SHBA-Rusi ka ngjallur kritika të forta nga liderët europianë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është e papranueshme që bisedimet të zhvillohen pa përfshirjen e BE-së dhe Ukrainës, duke theksuar se çdo zgjidhje e qëndrueshme duhet të përfshijë të gjitha palët e prekura.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermelinda: 22/02/2025 15:38

    Ne te njejtin kanop meritojne te tunden

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?