Politikë

‘Franca mund të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë’, Rama: Është më afër nesh në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik

17 Maj, 09:44| Përditesimi: 17 Maj, 11:48

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencën për shtyp me Macron, tha se Franca është më afër se kurrë Shqipërisë në rrugën evropiane. Ai tha se rajoni ka fituar një mbështetës besnik, ndërsa shtoi se kanë diskutuar edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Kreu i qeverisë theksoi se do të punojnë edhe në drejtim të administrimit të ujërave dhe mbetejeve.

“Me nxitjen e presidentit për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin. Ka bërë punë të jashtëzakonshme me ujësjellësin e Durrësit por është këtu për të vazhduar të mbështesë projekte të tjera që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm. Duam ta fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe në këtë drejtim po punojmë për të pasur një plan të përgjithshëm që bazohet jo thjesht në strategjinë që kemi por në hapat konkretë të punës pasi në negociatat me BE, ky është kapitull i rëndësishëm dhe këtu kemi shumë për të bërë. Ne kemi deri në fund këtë bashkëpunim me ekselencën franceze do të jetë vlerë e shtuar. Kemi folur edhe për mundësinë  e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do të shikojmë më tutje se si mund të materializohet përfshirja.

Në fund më vjen mirë...kjo është diçka sa e vogël në përmasë, aq edhe kuptimplotë, që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishin në ish shtëpinë e diktatorit Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në një qendër kulturore me bazë rezidencat me artistë shqiptare dhe nga bota, dhe sot do të jetë kënaqësi e madhe që ta shoqërojmë presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt. Dhe kurba e këtij transformimi nga një grehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara, në një që të jep energji Shqipërisë së të nesërmes është pasqyra e këtij bashkëpunimi. Ne jemi thellësisht mirënjohës padiskutim që sot ne e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër rajoni ka fituar një mbështetës të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen për përfshirjen e rajonit në Evropën e Bashkuar.", u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Macron në Tiranë: Vendi juaj në BE, mbyllja e negociatave deri në 2027 është realitet! Rizgjedhja juaj e rëndësishme! Rama: Marrëdhëniet me Francën në fazë të re


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?