'Oligarkët' 3 herë më shumë taksa se gjatë kohës së PD/ Rama: Nga 2014-2019 biznesi i madh arkëtoi 39 mld lekë

1 Tetor 2020, 08:04| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 16:10

  • Share

TIRANË- Oligarkët paguan 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së PD-së. Kështu e nis kryeministri Edi Rama statusin e tij në facebook, ku bënë publike edhe të dhënat nga viti 2014-2019.

 “Oligarkët" kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin. Termi "oligark" në Shqipëri s'ka asnjë lidhje, sepse në Shqipëri nuk ka asnjë lloj oligarkie dhe këmbë oligarku, kështu që kush e përdor ose manipulon publikon ose thjesht e përdor siç përdorej dikur fjala "kulak", por pa lidhje”, shkruan kryeministri.

 Nga 2014-2019 biznesi i madh ka paguar 26 mld më shumë. Sipas tabelës së prezantuar 10 biznese të mëdha në vend arkëtuan në 5 vite 39 miliardë lekë taksa, nga vetëm 13 miliardë në vitet 2006-2013.

 Të dhënat u publikuan nga kreu i qeverisë pas akuzave të vazhdueshme të opozitës se shteti po favorizon të pasurit me taksën progresive dhe po rëndon familjet në vend.

 Pak ditë më parë kryeministri publikoi edhe të dhënat mbi taksat e biznesittë vogël, nga koha kur mazhornaca mori pushtetin.  Në 5 vite u arkëtuan 5.3 miliardë lekë, nga 19 miliardë që ishin paguar në vitet 2006-2013 duke kursyer 13.7 miliardë lekë që iu lanë në dorë biznesit të vogël.

Fotoja e publikuar nga kryeministri Edi Rama

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shukriu: 01/10/2020 13:23

    PO TE THEM UN 1 BISNESS QE E FAVORIZOJNE DREJTORESHAT E MANASTIRLIUT QE NUK KA PAGU KOKERR LEKU NE SHTET DHE KA BO EDHE EVAZION CFARE DO I THUASH MILITANTEVE TE TU ??? QE TE MER AMBASADORI MAFIOZ I ITALIS PER TE MBAJTUR ME HATER ITALIANET MAFIOZ ???? QE I SHKOJM ATIJ ED SHALS B*THQ*IMIT SE NA ESHTE BO PADREJTESI DHE NEVE SI BISNESS DHE JUVE SI SHTET DHE HAJDUTET EDRAT NUK E RRUJN FARE ???? QEVERIA MO E DEGJENERUME JENI , ME E PAAFTE DHE MO ZVARRANIKE . TE FALA SHUKRIUT O FAJEEE SE RE NGA FIKU E MOS ARDHSH MO KURR O QENIE PESHTIRE !

    Përgjigju
  • bobi: 01/10/2020 09:22

    bravo....komunist i denje je....taksat i paguan ai qe punon per te mbajtur parazitet...goxha arritje

    Përgjigju
  • Ainshtaini: 01/10/2020 08:48

    Ja arriti edhe Rama qe te behet po aq i urryer sa Berisha. Nuk i zbret kalit per qamet...deri sa te ngordhi kali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?