Politikë

Rama: Brenda pak ditësh dalin çmimet e reja të referencës! Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se e para (VIDEO)

11 Korrik, 11:29| Përditesimi: 11 Korrik, 14:21

  • Share

Kryeministri Edi Rama theksoi se së shpejti do të bëhen me dije çmimet e reja të referencës. Sipas kreut të qeverisë, do të shtohet një element i ri, ku taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. 

“Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës. Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës. Një gjë duhet patur parasysh se në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, por në disa bashki taksa e tavolinës psh apo të tjera...ka edhe raste ekstravagante fare i këtyre që merren me miniera apo investime në energji iu vënë taksa lokale të çuditshme por edhe këtu duhet patur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi dhe për këtë besoj se ministria e Financave do të na japë një udhërrëfyes”, u shpreh kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?