Duke iu kthyer çështjes së reformës në drejtësi, Rama përsëriti se ishte vendosmëria e tij dhe PS-së që e realizoi duke ia dhënë shpatën SPAK-ut dhe Altin Dumanit.
Kryesocialisti i tha grave dhe vajzave socialiste se PD dhe Berisha po kërkojnë ta zhbëjnë reformën në drejtësi.
Madje kujtoi se kur Berisha ishte në pushtet u vranë njerëz jo një herë, por disa herë, madje më 21 janar u vranë poshtë dritares së tij, teksa bënte sehir dhe pengonte drejtësinë.
“N’daç me mbret, apo diktator, apo me një palo president si bufi dikur, kurrë Shqipëria nuk ka pasur barazi. Kurrë nuk është thirrur një zyrtar i lartë për të dhënë llogari para drejtësisë. Ka pasur në diktaturë me pushkatime e dënime, por vetëm nga i pari që e kishte shpatën. Por u deshëm ne që ta bënim dhe t’ia jepnim shpatën drejtësisë. Këta të kënetës nuk kuptojnë fare, thonë se ky Edi Rama do timonin se do bëjë drejtësi. Por nuk bëhej drejtësi dhe aleanca me ata që duan ta shkrijnë SPAK, ta zhbëjnë reformën dhe ta kthejnë mbrapsht.
Ne bëmë atë që s’e ka bërë njeri tjetër në histori, i dhamë shpatën, duke ekspozuar edhe veten tonë. Këta dalin e thonë si mund të votojmë për ta që kanë gjysmën e qeverisë në burg. E para nuk kemi qeveritar në burg, por cilido nga ata, nuk është gjysma, edhe sikur të ishte se s’ka rëndësi numri, se secili prej tyre është aty personalisht, por edhe si shprehje e një fakti që s’e luan topi, që të bëhej ajo reformë, që godet edhe brenda nesh, që të godasë edhe majtas edhe djathtas.
Këta janë ata që nuk kanë asnjë pendesë, jo vetëm ndjesë, janë ata që kanë vrarë njerëz jo njëherë, por disa herë, bufi i kënetës dhe kukumjaçkat e tij, ishte ky buf vetëm para pak vitesh, aty ku jam unë sot, ku me keni çuar ju sot, ku nga dritarja shihte se si vriteshin njerëzit poshtë dritares së tij. Dhe kur kryeprokurorja i kërkoi të arrestoheshin 3 njerëzit e tij, ai i tha lavire bulevardi. Dhe pse ndodh kjo sot, sepse jam unë këtu, sepse i dhamë shpatën drejtësisë”, akuzoi Rama kundërshtarin e tij që ka deklaruar zhbërjen e reformës në drejtësi.
Kryesocialisti theksoi se PD kërkon shkrirjen e SPAK-ut dhe që ta mbajë vendin larg BE-së, kur Brukseli po kërkon barazinë ligjore si kusht për anëtarësimin.
Ai ftoi edhe demokratët, që “të mbyllin hundët” dhe të votojnë për PS-në më 11 maj.
“Bufi e thotë copë, më jepni votën të shkrij SPAK më 11 maj, s’ka ça shkrin, por e thotë. Barazia e ligjit me të nuk është e garantuar në BE, me ne është e garantuar, ne e garantojmë barazinë para ligjit në BE dhe nëse e doni këtë, duhet të votoni më 11 maj. Nëse e doni që t’ju bjerë rruga nga Brukseli, votoni PS-në më 11 maj. Edhe demokratët nëse duan Shqipërinë në BE, të mbyllin hundët dhe të votojnë PS-në më 11 maj”, apeloi kreu i mazhorancës.
Lajmi kryesor:
Rama nga Berati: Bufi dhe kukumjaçkat e tij nuk vranë vetëm një herë, s'kanë asnjë pendesë! Bozdo 'qyp arkeologjik'! Partia s'mund të jetë peng e Vrenozit me gjuhë kënete
A.Q/r.k./ReportTv.al