Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha. Gjatë takimit në Lezhë, ai u shpreh se e dalloi se kush ishte Sali Berusha që në ditën e parë që e pa në Qytet Studenti.
Ai iu bëri sërish thirrje demokratëve që të votojnë më 11 Maj mër PS nëse duan pasaportën evropiane.
“Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë.
Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhënë nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dashur pasaportën sa kemi votuar për një maskara si Edi Rama.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Lezha: Bufi merret me Lamborghinin e Noizy-t dhe Latifin s'di ku e ka! Agron Shehaj, një ballist
Xh.D/E.H/ReportTv.al
