Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se Universiteti Bujqësor brenda kësaj dekade do të kthehet në Universitetin e Vjenës në Tiranë, që është më i miri për Bujqësinë. Kjo është në kuadër të projektit për binjakëzimin e programeve studimore shqiptare me ato ndërkombëtare.
“Të afrojnë universitetin e Vjenës, me synimin që ky universitet të jetë një vend ku studentë shqiptarë e të huaj të marrin diplomë të Universitetit të Vjenës dhe në një kohë brenda kësaj dekade, të jetë Universiteti i Vjenës në Tiranë, ku kampusi universitar të jetë ndërkombëtar”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Do monitorojmë me dronë inteligjentë tokën për të kuptuar se sa sipërfaqe kemi të mbjellë në Shqipëri dhe me çfarë kulturash! Lehtëson punën e Kadastrës
B.K./r.k./ReportTv.al