Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve online ditën e sotme në lidhje me problematika të ndryshme të adresuara, mes tyre edhe kritika për nivelin ekonomik, social dhe politik.
Kreu i mazhorancës tha se ajo që është bërë në tre mandate nuk është bërë për një shekull dhe as nga paraardhësi i tij.
“Çfarë ka bërë Shqipëria këto vite nuk i ka bërë për shumë e shumë vite, asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, ka dyfishuar prodhimin bruto dhe të ardhurat të rriten. Nuk i luan topi. I luan Facebook dhe TikToku por topi nuk i luan”, tha ai.
Më tej iu kthye një komentuesi që i kujtonte se po bënin vetëm detyrën, duke i kujtuar se administrata tani kur protestohet para Kryeministrisë mbyllin dritaret dhe punojnë, kurse të tjerët që qëllojnë me plumba nga këto dritare.
“A kanë punuar qeveritarët ndër vite njëlloj apo ka dallime e ndryshime, kjo është pyetja. Këtu dallojmë, se paratë e popullit janë, që kur ka lindur ideja e një qeverie, për të gjithë dhe kudo. Pyetja është pse deri dje ata që bënin detyrën e lanë Shqipërinë ashtu siՎ e lanë. Pse e lanë që gjysma paguante drita dhe gjysma vidhte, paguante për tjetrën, pse nuk e bënë. Detyrën bëjnë edhe këta që vijnë këtu. Ca hapin dritaret dhe bëjnë punën, ca hapin dritaret dhe vrasin me plumba, lëshojnë plumba nga ajo dritare, ja pra kështu bëhet detyra e puna nga ca”, tha kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama: Bufi i kënetës 'hëngri' fituesit e pseudoprimareve, i iku edhe Jenisheri! S'ka asnjë shans më 11 maj, bëri listë për opozitë qëndrestare (VIDEO)
A.Q/SI.E./ReportTv.al