Genti Kame, me karrierë artistike mes Tiranës dhe Parisit, ka shprehur mendimin e tij për çështjen e teatrit dhe kryeministri e ka cituar së fundmi. Ai shprehet shumë i kënaqur se kunati i tij Philippe d’Aboville, arkitekti më i mirë në botë do të projektojë Teatrin Kombëtar. Sipas tij akuzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë. Kame mbron kauzën për një teatër të ri dhe të vërtetë.
"Aktori dhe regjizori Genti Kame, i shkolluar në Francë dhe me një karrierën artistike mes Tiranës, Parisit e Romës, ka shprehur qartë pse duhet një Teatër i ri Kombëtar në vend të gërmadhës, që prej kaq kohësh ka humbur funksionet e saj. GENTI KAME:Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat? Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë. Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë", shkruan Rama.
Postimi i Ramës
Komente

Me popullin barkbosh miljona euro do ikin per lesh restrictions eshte aty dhe shumica e popullit e don
Përgjigju