Politikë

Rama: Dash Sula i shkretë ndërtoi partinë ditën, këta ia prishën e vodhën natën! S’dihet kush do i hajë ato kokrra gruri, se gjeli ngeli pa parti! Shpatën Dumanit ia dhamë ne, peshoren s’e ka akoma

19 Mars, 09:38| Përditesimi: 19 Mars, 10:26

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama theksoi se PS dhe qeveria ia dhanë shpatën drejtësisë së re dhe Altin Dumanit.

Ai e mori në mbrojtje kreun e SPAK nga ‘lumi’ i akuzave dhe fyerjeve, por nënvizoi se Dumani aty ishte edhe dje me gjyqtarët, por nuk e bënte adot atë që po bën sot për shkak se nuk kishte shpatën e zonjës së drejtësisë. Tani këtë shpatë ia ka dhënë PS, por drejtësia sipas kryeministrit ende nuk i ka sytë e mbyllura për barazi ligjore dhe as peshoren për ekuilibër.

Dhe vuri krahasimin me krahun tjetër politik, PD-në, që sipas tij po deklaron shkrirjen e SPAK-ut më 12 maj dhe çlirimin e TikTok-ut. Dhe në këtë pikë, kreu i qeverisë nuk mungoi ironinë dhe batutat ndaj Sali Berishës dhe PD-së, duke marrë për referencë përjashtimin nga listat e kandidatëve të një figure historike të demokratëve si Dashnor Sula.

Ja shpata, këtë shpatën këtu të zonjës së drejtësisë, nuk e ka pasur drejtësia shqiptare. Peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur. (ka njerëz ende këtu që kanë telefonata të rëndësishme).

Sytë nuk i ka të mbyllura akoma, por shpatën e ka. Është vullnet komplet i yni. Pse them për hyrjen në BE, për barazinë para ligjit, për të hyrë në BE, ja e kemi këtu, që shpatën ta mbajë drejtësia dhe të mos e marri përsëri politika. Mundësia ja ku është, më 11 maj. Bufi i kënetës dhe kukumjaçka thotë më 12 maj do shkrijmë SPAK dhe do kthejmë TikTok-un. pra nuk është e garantuar.

Ndaj edhe kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, nuk është legjendë franceze, ndërto ditën dhe prish natën. Ndërtoi Dash Sula i shkretë gjithë atë parti në Peqin dhe shkuan ia prishën natën partinë. U ngrit në mëngjes, ia kishin marrë partinë. Ia vodhën partinë natën Dash Sulës.  Gjithë ajo parti atje, ka ngelur tani. S’dihet kush do ia hajë ato kokrra gruri, se gjeli detit ngeli gjeli i detit tani pa parti. Unë për veten time gjel deti e kam kompliment, se është në fushë të thatë, se të tjerët janë në llucë. Mund të thuash çfarë të duash për të, por ato që i ka i ka.

Është e pamundur të dalë nesër një buf, kënetë, dhelpër, ujk, kal qyqe, s’ka më kthim pas, s’ka atje, ka një familje të mëdhe atje që nuk të lë me lujt më, është familje ajo, njëlloj funksionon”, tha kryeministri mes të tjerash.


Lajmi kryesor:

Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?